Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Samsung ambientalist, vetëm ekopaketime

SEUL, 29 janar /ATSH-ANSA/ – Kompania Samsung synon të mbështesë mjedisin dhe duke filluar nga gjysma e parë e vitit 2019 do të fillojë të zëvendësojë me letër dhe materiale të ricikluara plastike të gjitha paketimet e produkteve të saj, nga smartfonët deri te pajisjet shtëpiake.

Ky veprim pason atë të kompanisë Apple, në ballë të materialeve të riciklueshme dhe gjithashtu lidere në funizimin me energji të pastër.

Për ripërtëritjen e proceseve të paketimit të produkteve, Samsung ka shpjeguar se ka ngritur një taskforce të korporatës që përfshin dizajnimin, zhvillimin, blerjen, marketingun dhe departamentet e kontrollit të cilësisë.

Kompania gjithashtu do të modifikojë dizajnin e karikatorëve të telefonit, duke e zëvendësuar me tipologji të ndryshme me qëllim eliminimin e filmave plastikë.

Çanta plastike të përdorura për të mbrojtur sipërfaqen e pajisjeve shtëpiake si televizorët, frigoriferë dhe kondicionerët do të zëvendësohen me çanta prej materialesh të riciklueshme dhe bioplastike.

Së fundi, përsa i përket letrës, do të përdoren vetëm materialet e fibrave të certifikuara nga organet ndërkombëtare mjedisore./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Fermerët bllokojnë rrugët, kërkojnë uljen e taksave
Artikulli tjetërSINGAPOR – Publikohen të dhënat e 14 200 bartësve të virusit HIV