TIRANË, 22 janar /ATSH/ – Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Përgjatë zonave bregdetare reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar e përkohësisht në formën e shtrëngatave. Në këto zona reshjet do të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Në Alpe do të ketë reshje bore si dhe në lartësitë mbi 800-1000 metra në zonat malore.
Era do të fryjë Juglindje-Jug 1-10 m/sek. Erë e vrullshme dhe me rrahje deri 30 m/sek përgjatë vijës bregdetare.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 4/12 re shi |
| Kukës | 1/8 re shi borë |
| Lezhë | 7/16 re shi rrufe |
| Dibër | -1/5 re shi borë |
| Durrës | 7/18 re shi rrufe |
| Tiranë | 6/17 re shi |
| Elbasan | 5/16 re shi |
| Berat | 5/18 re shi |
| Vlorë | 9/19 re shi rrufe |
| Korçë | 1/5 re shi borë |
| Gjirokastër | 5/14 re shi |
| Sarandë | 10/19 re shi rrufe |
/e.malaj/ /a.g/






















