Ballina Bota

BERLIN – Merkel: Ende kohë për të trajtuar Brexit

BERLIN, 16 janar /ATSH-ANSA/- Kemi ende kohë për ta trajtuar Brexit, por tani kryeministrja britanike duhet të bëjë një propozim, theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një deklaratë mbi refuzimin e Brexit nga parlamenti britanik.

“Te përpiqemi të gjejmë një  zgjidhje, por jemi gjithashtu të përgatitur për opsionin që kjo zgjidhje nuk ekziston”, tha Merkel.

“Kjo është arsyeja pse parlamenti gjerman do të takohet për konsultime”, shtoi ajo./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Laburistët nuk përjashtojnë një referendum të dytë Brexit
Artikulli tjetërPRAGË – Përkujtohet 50-vjetori i vdekjes së Jan Palak