Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/01/2019

LONDËR – Parlamenti voton mbi mocionin e mosbesimit kundër qeverisë së Theresa May të paraqitur nga opozita laburiste pas kundërshtimit masiv të marrëveshjes së saj me BE-në për Brexit.

MOSKË – Konferencë për shtyp e shefit të diplomacisë ruse Serguei Lavrov.

ATHINË – Debat dhe votë besimi për qeverinë e Ciprasit në Parlament.

ATHINË – Takim mes kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe komisionerit europian Moscovici.

BRUKSEL – Mbledhje e krerëve të Shtabeve të Përgjithshme të NATO-s.

STRASBURG – Pedro Sanchez, kryeministri spanjoll, i drejtohet Parlamentit Europian.

STRASBURG – Debat në Parlamentin Europian mbi Brexit, një ditë pas votimit të deputetëve britanikë.

UASHINGTON – Seancë dëgjimore në Senatin amerikan për William Barr, i zgjedhur nga Donald Trump për të qenë ministër i Drejtësisë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyra Doganore e Kosovës në portin e Durrësit, biznesi ul kostot me mbi 2 milionë euro në vit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 16 janar 2019