Ballina Flash

FUTBOLL – Cech tërhiqet në fund të sezonit

LONDËR, 15 janar /ATSH-ANSA/ – Ish-portieri i skuadrës së Arsenalit, Petr Cech njoftoi se do të tërhiqej nga futbolli në fund të sezonit.

Cech, 36 vjeç, vajti te Arsenali në vitin 2015 pas 11 sezoneve te Chelsea, ku ish-portieri çek fitoi vendin e tij si një nga portierët më të mirë në botë.

Cech thotë se “po ndiej kohën e duhur për t’u tërhequr nga fushat e futbollit”.

“Duke luajtur 15 vite në Premier League dhe fituar çdo trofe të mundshëm, ndihesha sikur kisha arritur gjithçka që do të arrija”, theksoi ai në rrjetin social Twitter./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDhjetëra qytetarë lezhjanë dhurojnë gjak
Artikulli tjetërSeanca e jashtëzakonshme plenare, Spaho: Antikushtetuese