TIRANE, 15 janar/ATSH/ – Bonusi i bebes përfitohet menjëherë me regjistrimin e fëmijës në zyrën e posaçme të hapur pranë çdo materniteti në vend.
Kryeministri Edi Rama sjell dëshminë e prindërve përfitues të Bonusit të Bebes menjëherë pas regjistrimit të të porsalindurit në maternitet.
Babai i fëmijës falenderon qeverinë shqiptare për këtë iniciativë të re duke shtuar se “është një ndihmesë që u bëhet familjeve dhe fëmijëve”.
E kënaqur, nëna e fëmijës shprehet se “jo se këtë fëmijë e nisa pikërisht për këtë bonus, por do të jetë ndoshta një dhuratë e mirë që do t’ia marr fëmijës për ta lumturuar nesër”.
Gjithashtu edhe një tjetër familje ka marrë bonusin prej 800 mijë lekësh për fëmijën e dytë. ”Është një lehtësim i madh për çdo prind”, shprehet babai i fëmijës.
Ata vlerësojnë faktin se nuk do të bredhin nëpër bashki dhe gjendje civile pasi të gjitha i marrim këtu, ndërsa falenderojnë qeverinë dhe Kryeministrin.
Sipas tyre, procedurat e certifikatave dhe të bonusit që ishin caktuar nga qeveria shqiptare ishin shumë të shpejta dhe në kohë rekord.
Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë lekë; për fëmijën e dytë 80 mijë lekë; për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë lekë për çdo fëmijë; për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë); për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë).























