TIRANË, 15 janar /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësira kalimtare në orët e mëngjesit në zonën e verilindjes dhe juglindjes.
Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit.
Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-25 m/sek, intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe një valëzim të forcës 1-2 ballë, me lartësi vale deri 1.5 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | -5/1 diell |
| Kukës | -10/-3 diell |
| Lezhë | -3/1 diell |
| Dibër | -12/-5 diell |
| Durrës | 2/7 diell |
| Tiranë | 0/6 diell |
| Elbasan | -2/4 diell |
| Berat | -5/4 diell |
| Vlorë | -1/7 diell |
| Korçë | -8/-2 diell |
| Gjirokastër | -4/5 diell |
| Sarandë | 2/10 diell |
/e.malaj/ /a.g/






















