Ballina Flash

Parashikimi i motit, e dielë 13 janar 2019

TIRANE, 13 janar /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme  parashikohet me një mëngjes të kthjellët në të gjithë vendin.  Prej mesditës dendësim i vranësirave në të gjithë vendin.

Në zonat e thella malore do të ketë rikthim të reshjeve të izoluara të dëborës në pasdite e në mbrëmje.

Në jug dhe juglindje të vendit do të ketë mjegull të dendur dhe mjegullinë pranë sipërfaqeve ujore.

Ngrica në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të ulëta.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veri 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare deri në 15m/s hera herës e vrullshme duke sjellë dhe një valëzim të forcës 2 dhe 3 ball me lartësi vale deri 1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër -5/6 re diell
Kukës -9/-1re diell
Lezhë -2/6 re diell
Dibër -9/-1 re diell
Durrës -2/10 re diell
Tiranë -3/8 re diell
Elbasan -4/8 re diell
Berat -5/7 re diell
Vlorë -1/10 re diell
Korçë -8/-1 re diell mjegull
Gjirokastër -5/5 re diell mjegull
Sarandë 0/11 re diell

 /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBurrel, vijon patronazhimi i maternitetit dhe në ditët me dëborë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/01/2019