Ballina Ekonomi

Programi IPARD II, mbështet krijimin e vendeve të reja të punës

TIRANË, 11 janar /ATSH/- Programi IPARD II që ka çelur aplikimet në tre masat e mbështetjes që adreson për bujqësinë shqiptare, synon të nxisë edhe zhvillimin e ekuilibruar territorial, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përfshirjen sociale përmes masës ‘Diversfikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit’.

Kjo masë do të mbështesë investimet në aktivet afatgjata që nevojiten për diversifikimin dhe rritjen e të ardhurave të fermave që ndryshe quhet agroturizëm.

Kjo masë konsiston në investime për zhvillimin e sektorëve jobujqësorë në zonat rurale dhe në zhvillimin e sipërmarrjeve, sidomos ato nga të rinjtë dhe gratë, gjë që nevojitet për krijimin e mundësive të reja për punë në zonat rurale dhe për përmirësimin e aksesit në shërbime nga popullsia rurale.

Kjo masë do të nxisë investimet në të gjitha sipërmarrjet jobujqësore dhe zhvillimin e agroturizmit të qëndrueshëm nçë zonat rurale të vendit. e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami ISARD, ndërhyrje në 3 fusha të zhvillimit rural
Artikulli tjetërFRANCË – Macron anulon Forumin e Davosit, mbledh sipërmarrësit e huaj në Versajë