Ballina Lajme nga Vendi

FOTO- Lejlaja ngjyros pranverën 2018

TIRANË, 16 prill/ATSH/.- A jeni në kërkim të një alternative më të matur dhe delikate ndaj ngjyrave të zgjedhura nga nuancat e Pantone për këtë vit? Ne po flasim për Ultra Violet, vjollcën e ndritshme dhe intensive që shpesh është e vështirë të vishet dhe të kombinohet.

Shumë femërore dhe e bukur lejlaja është protagonistja e pranverë-verë 2018 si në veshje edhe në make up.

Nga pardesyja për ditën tek fundi veref, nga bluza me mëngë të gjera për kohën e lirë, tek pantallonat perfekte për në zyrë, deri në fustanet me dantella për një ceremoni elegante apo një martesë.

Mund të guxoni me të gjithë veshjen në ngjyrë lejla ose të zgjidhni një detaj të vogël, siç janë sandalet me taka, çanta e vogël për në sup ose në shpinë.

Pas shumë vitesh mungesë u rikthye edhe tendenca e grimit lejla. Një hije magnetike, intensive dhe e gjallë që me joshjen e saj gjithmonë aktuale dhe bashkëkohore i shkon të gjitha ngjyrave të lëkurës.

Sekreti është të dish se si të zgjedhësh produktet e duhura dhe t’i kombinosh ato në mënyrë që të keni një pamje të thjeshtë dhe jo të tepruar.

Sytë, fytyra, buzët: për sezonin e ri lejlaja është përhapur në një mijë produkte të ndryshme, të gjitha interesante dhe shumë në trend.

Për t’ju dhënë disa ide, ne kemi zgjedhur disa nga veshjet, aksesorët dhe produktet kozmetike që mund të frymëzoheni./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerat, i gjithë qarku pastron territorin, Bashkia nesër
Artikulli tjetërRUMANI – Dancila hedh poshtë zërat për dorëheqje