TIRANË, 10 janar /ATSH/ – Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti kryesisht do të jetë i vranët në të gjithë vendin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të ketë reshje të vazhdueshme shiu me intensitet të ulët e mesatar.
Reshje bore do të ketë në lartësitë mbi 500-800 metra. Në mesditë reshjet e shiut do të fitojnë intensitet të lartë dhe hera herës në formën e rrëbeshëve kryesisht në bregdet. Reshjet e borës me intensitet të lartë kryesisht do të jenë në Veri e Verilindje të vendit. Reshjet do të humbin intensitet pasdite.
Prezente gjatë ditës do të kemi mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve. Njëkohësisht do të ketë depozitim të dëborës për shkak të temperaturave të ulëta si dhe ngrica.
Era do të fryjë Juglindje-Verilindje 1-12 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 0/5 re shi borë |
| Kukës | -2/-1re borë |
| Lezhë | 2/5 re shi borë |
| Dibër | -3/-1 re borë |
| Durrës | 4/9 re shi rrufe |
| Tiranë | 2/8 re shi |
| Elbasan | 0/6 re shi borë |
| Berat | -1/7 re shi |
| Vlorë | 4/10 re shi |
| Korçë | -3/-1 re borë |
| Gjirokastër | -1/3 re borë |
| Sarandë | 3/10 re shi |
/e.malaj/ /a.g/





















