Ballina SPORT

FUTBOLL – Talenti Diaz i bashkohet “Realit të Madridit”

TIRANË, 7 janar/ATSH/ – Brahim Diaz do të jetë lojtari më i ri i “Realit të Madridit”.

Ekipi Merenges ka  nënshkruar me lojtarin, i cili u largua nga skuadra e “Mançester Sitit” dhe u prezantua këtë të hënë në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

19-vjeçari shprehu kënaqësinë dhe emocionet për t’u bashkuar me skuadrën e “Realit”, i cili sipas tij ishte e vetmja skuadër që ai dëshironte.

“Kjo është dita më e rëndësishëm e jetës time dhe për këtë ditë kam ëndërruar qysh kur isha fëmijë. Kur vendosa të largohet nga “Siti” unë kisha tre opsione, e para ishte që të luaja për “Real Madridin””, e dyta ishte që të luaja për “Realin” dhe e treta ishte që unë të luaja për “Realin”. Nuk dëshiroja që të luaja për asnjë ekip tjetër”, u shpreh ai në daljen e tij të parë si madrilen.

19-vjeçari foli edhe për përgjegjësitë që ai ndjen dhe mirënjohjen për ata të cilët e realizuan këtë lëvizje.

“E kuptoj përgjegjësinë dhe do të jap maksimumin për këtë ekip. Një falënderim do të shkonte për ata që besojnë te mua dhe për mbështetjen e familjes time të pakufizuar për zhvillimin tim si lojtar profesionist”, u shpreh ai.

Mesfushori ka nënshkruar një kontratë për gjashtë vite e gjysmë dhe do të mbajë fanellën me numrin 21. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomia dhe turizmi, Kuka takohet me ambasadorin e SHBA në Republikën e Çekisë
Artikulli tjetërSHBA – Takimi i dytë Trump-Kim në Vietnam