Ballina Flash

Rikthimi i Meghan Markle në televizion

TIRANË, 7 janar /ATSH/ – Ekziston një mundësi e vogël që ish-aktorja amerikane dhe aktualisht bashkëshortja e princit Harry, dukesha e Sussex Meghan Markle të kthehet në televizion.

Dailymail raporton se NBC dëshiron që të Meghan të marrë përsëri rolin e saj në serialin “Suits” dhe është e gatshme të paguajë miliona dollarë për këtë.

Skuadra e “Suits” po kërkon vetëm një regjistrim të shkurtër, një klip 2 minutësh që mund të xhirohet edhe në Angli.

Sipas burimit, xhirimet mund të bëhen brenda ditës dhe historia mund të pasqyrojë jetën aktuale të Meghan – shtatzanë dhe e lumtur, duke jetuar me bashkëshortin e saj Mike (bashkëshorti në film) në Angli.

Kjo nuk duket si diçka që mbretëresha do e aprovonte, por me një pagë potenciale prej 6 milionë dollarësh që do të shkojë për bamirësi, kjo nuk duket dhe aq e pamundur.

/a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlubet europiane vëzhgojnë talentet e Superiores
Artikulli tjetërDepozitat bankare me afat mbi dy vjet, u rritën me 20 miliardë lekë