Ballina Aktualitet

Nis shpërndarja e çekut të bebes në çdo maternitet

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Ka nisur shpërndarja e bonusit të bebes në çdo maternitet të vendit.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila foli mbi procedurat që po ndiqen për dhënien e çekut të bebes.

“Lehtësojmë procedurat e regjistrimit të të porsalindurve me hapjen e sportelit të gjendjes civile në 37 maternitete, ku menjëherë mund të regjistroni fëmijën dhe të merrni çekun e bebes”, tha ministrja Manastirliu.

Nga 1 janari 2019, për çdo të porsalindur, familjet do të marrin 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Janë rreth 30 mijë familje në Shqipëri që do të përfitojnë nga një fond për 20 milionë dollarësh, që ka vendosur në dispozicion qeveria në buxhetin e këtij viti.

/m.m/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryemadhi: Problematika në të gjithë zinxhirin arsimor
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Një trapan bërthamor për të kërkuar jetë në Europë