HAPËSIRË – Një trapan bërthamor për të kërkuar jetë në Europë

UASHINGTON, 4 janar /ATSH-ANSA/ – NASA po studion një trapan me motor bërthamor për të shpuar shtresat prej akulli të Europës, hëna e Jupiterit  që poshtë sipërfaqes fsheh një oqean të ngrohtë me ujë të lëngshëm dhe të kripur që me shumë mundësi mund të ketë edhe jetë.

Ky projekt, i grupit të Universitetit të Çikagos i koordinuar nga Andrew Dombard, u prezantua në kongresin vjetor në Uashington të Unionit Gjeofizik Amerikan.

“Ky trapan do të përballet me një shtresë akulli me një trashësi prej 2 deri në 30 kilometra dhe është e vetmja mënyrë për të arritur në një rajon të pa eksploruar ku ekziston mundësia konkrete për të gjetur shenja të jetës, aktuale ose të kaluara”, shpjegoi Andrew Dombard, që bën pjesë në grupin e kërkimit që po zhvillon për NASA-n zgjidhje të ndryshme teknike për misionet e ardhshme të eksplorimit të Sistemit Diellor. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.