Ballina Bota

BIOTEKNOLOGJI – ADN-ja e neandertalit ka modeluar kafkën e njeriut

AMSTERDAM, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Fakti që kafka e njeriut nuk është krejtësisht e rrumbullakët por pak e zgjatur vjen për shkak të një copëze të vogël të ADN-së së trashëguar nja njeriu i neandertalit.

Ky zbulim, i publikuar në revistën Current Biology, u arrit nga bashkëpunimi mes paleontologëve dhe gjenetikëve.

Në krye të këtij kërkimi ndërkombëtar janë paleontologu Philipp Gunz, i “Max Planck Institute” në Gjermani dhe gjenetikët Simon Fisher dhe Amanda Tilot, të “Max Planck Institute” në Holandë.

Studiuesit kanë dalë në këtë përfundim pasi krahasuan analiza të kafkave të fosilizuara, pjesë antike ADN-je dhe imazhe të trurit.

Ata kanë arritur të zbulojnë fragmente ADN-je të neandertalit në kromozomet 1 dhe 18, që lidhen me aktivitetin e gjeneve UBR4 dhe PHLPP1, që kanë një rol shumë të rëndësishëm në disa faza të zhvillimit të trurit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Tre të vdekur dhe 4 të plagosur, bilanci i të shtënave pranë Los Angeles
Artikulli tjetërVonesat në fluturime, nisin procedurat e kompensimit për 1200 pasagjerë