TIRANË, 31 janar /ATSH/ – “Në kuadrin e rritjes së përgjithshme të sektorit të bujqësisë, një element tjetër i rëndësishëm është rritja e konsiderueshme e sektorit të peshkimit”.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp të fundvitit, ndërsa e cilësoi shumë pozitive arritjet në sektorin e peshkimit në vendin tonë.
Sipas statistikave zyrtare, sektori i peshkimit njohu një rritje të lartë gjatë këtij vitit, jo vetëm në drejtim të sasisë peshkut të zënë, të eksportit, por edhe të numrit të të punësuarve që siguroi ky sektor.
Në terma vjetorë zënia e peshkut u rrit me gati mbi 8%. Ndërsa një rritje të dukshme ka pësuar dhe zënia e midhjeve me rreth 50%.
Industria e peshkimit dhe akuakultura pritet të pësojë një zhvillim më të fortë vitin që vjen, pas disa masave lehtësuese që ka miratuar qeveria gjatë vitit 2018 pak ditë më parë dhe si një sektor në zhvillim, mundësitë për rritjen e punësimit në peshkim janë gjithë në rritje. /e.xh/r.e/












