Ballina Flash

Ushqimet që duhet të konsumoni për flokë të shëndetshëm

TIRANË, 5 janar /ATSH/ – Shumë faktorë që kanë të bëjnë me cilësinë e flokëve tona bazohen në gjenetikë dhe në moshë. Cilësi, trashësia dhe shpejtësia e rritjes po ashtu kontrollohen nga natyra.

Por ka gjëra që mund të bëni për të nxitur rritjen e flokëve të fortë, si dhe për të parandaluar humbjen e tepërt të tyre.

Këto janë 4 ushqimet që duhet të konsumoni për të patur flokë më të shëndetshëm.

Vezët: sepse përmbajnë shumë proteina si dhe ushqyes të tjerë si zinku. Folikulat e flokëve janë bërë kryesisht nga proteina, dhe proteina jo e mjaftueshme në dietë është e njohur si shkaku kryesore për humbjen e flokëve.

Spinaqi është një burim i hekurit, vitaminave A dhe C. Secila nga këto ka një rol të rëndësishëm në rritjen e flokëve të shëndetshme. Vitamina A veçanërisht ndihmon gjëndrat e lëkurës të prodhojnë sebum, një substancë me vaj hidratues koke dhe nga ana tjetër, mban flokët e shëndetshme.

Patatet e ëmbla ndihmojnë flokët për shkak të beta-caroteit të tyre. Ky kompleks konvertohet nga trupi në vitaminë A, të cilën ne e dimë ndihmon në prodhimin e serumit .

Avokado: Përmbajnë yndyrna të shëndetshme së bashku me një sasi të mirë të vitaminës E. Ashtu si vitamina C, vitamina E është një antioksidant që është i madh në neutralizimin e radikalëve të lirë të dëmshëm dhe nxisin rritjen e flokëve. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump optimist për një marrëveshje tregtare me Kinën
Artikulli tjetërFoto/ Bregdeti i Jugut, nën petkun e dëborës