Ballina Flash

FOTO – Durrësi nën petkun festiv

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ – Dritat shumëngjyrëshe kanë ndriçuar këtë fundvit edhe qytetin bregdetar të Durrësit.

Qytetarët durrsakë po shijojnë atmosferën e bukur e të veçantë të festave të fundvitit në sheshin “Liria” dhe në rrugët e tjera të qytetit, të zbukuruara nga ndërmarrja e dekorit të qytetit.

Ky dekorim i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit që pret mijëra turistë gjatë sezonit veror.

Qytetarëve të Durrësit u mbetet të shijojnë atmosferën e ngrohtë gjatë shëtitjeve të mbrëmjeve. /k.s/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Ndryshimet në qeveri si domosdoshmëri për të zgjeruar kapacitetet tona
Artikulli tjetërRUSI – Eksportet e gazit rus drejt Europës arrijnë rekord për 2018