Ballina Bota

SOFT NEWS – A dëshironi një pjatë mi(sh)?

NJU DELHI, 2 janar /ATSH-AFP/ – Çdo fundvit në një treg në verilindje të Indisë, miu përbën një pjatë kryesore dhe një të ardhur shtesë për anëtarët e komunitetit tribal që shumicën e kohës merret me kultivimin e çajit.

Pasi zihet, rripet dhe më pas gatuhet me salca plot erëza, ky brejtës vlen më shumë se sa pula dhe derri për klientët e tregut të së dielës në Kumarikata, një fshat i Asamas, shtet i madh në verilindje të Indisë.

Konsumatorët blejnë qindra minj të sapo kapur dhe të rrjepur, një gjueti që u mundëson gjithashtu të mbrojnë orizoret që ndodhen pranë Butanit. Por, edhe miu i sapo pjekur kërkohet gjithashtu shumë.

Gjatë muajve të dimrit, kur puna është e rrallë në plantacionet e çajit në rajon, ky aktivitet i mundëson komuniteteve tribale të varfra të fitojnë pak më shumë para.

Një kile mish miu, konsiderohet si një pjatë e rafinuar dhe shitet 200 rupi (2,5 euro), ose aq sa pula dhe derri. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump shpreson në një samit të ri me Kim Jong Un
Artikulli tjetërMot i keq, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve