TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare në pjesën veriore dhe bregdetare deri në mesditë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në gjysmën e dytë të ditës do të dominojnë kthjellime.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veri 1-8 m/sek, herë pas here e vrullshme në bregdet deri 20 m/sek.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | -0/8 re diell |
| Kukës | -4/1 re diell |
| Lezhë | 1/7diell |
| Dibër | -6/5 re diell |
| Durrës | 1/11 diell |
| Tiranë | 0/9 diell |
| Elbasan | 0/7 diell |
| Berat | 1/10 diell |
| Vlorë | 1/9 diell |
| Korçë | -5/0 re diell |
| Gjirokastër | 1/10 diell |
| Sarandë | 3/12 diell |
/a.g/












