Ballina Ekonomi

Norma bazë e interesit për lekun nuk ndryshon

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ – Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi sot raportin e Politikës Monetare.

Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekut, në nivelin 1,00%.

Gjithashtu nisur nga projeksionet pozitive të treguesve ekonomik të vendit, Banka Qendrore vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 0,10% si dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 1,90% /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrivatizimi i ish-Serrave, Financat: Fitues janë trashëgimtarët Pinari
Artikulli tjetërFestat e fundvitit, Ambasada shqiptare në Londër feston me fëmijët