Ballina Ekonomi

Shkodër/ Rikostruktohet një nga sheshet kryesore të qytetit

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ – Bashkia Shkodër po transformon krejtësisht sheshin para hyrjes së gjimnazit “28 Nëntori”.

Në një sipërfaqe 3770 m2, do të kryhen riparime dhe riveshje me shtresë asfaltike sipas standardeve.

Pjesë e projektit, është edhe sheshi para gjimnazit “28 Nëntori”. Po ashtu, projekti parashikon ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të bardha – KUB dhe lidhjen e tyre me kolektorin kryesor. Përveç nxënësve dhe mësuesve të gjimnazit “28 Nëntori”, përfitues të këtij investimi janë edhe qytetarët shkodranë, pasi kjo hapësirë në qendër të qytetit, është mjaft e frekuentuar. /m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Shkencëtarët do të zgjerojnë sipërfaqen e “orizit të detit” në 2019
Artikulli tjetërPatrioti Marash Kol Dajanaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes