Ballina Bota

SUEDI – Parlamenti voton kryeministrin e ri

STOKHOLM, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/- Parlamenti suedez do të zhvillojë votimin për një kryeministër të ri më 16 janar, theksoi kryetari i parlamentit Andreas Norlen, i cili shtoi se do të kishte preferuar ta zhvillonte votimin përpara pushimeve të Krishtlindjeve.

Norlen nuk emëroi një kandidat për votimin e ardhshëm, por tha se “një përgjegjësi e veçantë” mbështetej te Stefan Lofven, kreu i socialdemokratëve dhe Ulf Kristersson, i cili kryeson konservatorët.

Të dy, Lofven dhe Kristersson,  të cilët udhëheqin dy partitë kryesore janë refuzuar nga parlamenti në dy mocione besimi, të zhvilluara pas zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit.

“Tani që po përballemi me votimin e tretë dhe do të preferoja që ai të zhvillohet me një kandidat që mund të zgjidhet”, tha Norlen në një konferencë shtypi në parlament./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Berat, fëmijët koncert dhe atmosferë festive
Artikulli tjetërNdërhyrje në ligj, familja nuk del nga ndihma ekonomike nëse ka student që punon