
TIRANË,19 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – “Biem dakord për tarifën”, por nuk biem dakord për 50% të peshës së votës në zgjedhjeve në universitetit, pasi asnjë vend i Europës apo botës nuk e ka këtë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama, në takim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.
Në fjalën e tij, Rama tha se te tarifat jemi në rregull, kërkoni transparencë të buxhetit dhe të Ministrisë së Arsimit dhe jemi dakord, por mbetet problem pasha e votës së studentëve.
“Si të ia bëjë unë pikës së tretë që ju kërkoni 50% peshë votës në zgjedhje të universitetit. Përgjigja ime është se, e kuptoj shumë mirë shqetësimin por nuk e kam gjetur këtë pikë në asnjë sistem universitarë europian apo global”, – tha Rama. /a.g/














