TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Bashkia e Malësisë së Madhe organizoi sot “Llogaridhënien me Publikun” për banorët e Shkrelit, duke i dëgjuar kërkesat, mendimet dhe kritikat e tyre për qeverisjen e deritanishme.
Të pranishëm ishin kryebashkiaku Tonin Marinaj, administratori i Shkrelit Klodjan Sterkaj, kryetari i PS Malësi e Madhe Lulzim Zaraj si dhe disa përgjegjës të zyrave në bashkinë Malësi e Madhe.
Kryetari Marinaj foli për investimet që janë bërë deri tani në këtë zonë, si dhe për projektet që do të realizohen në të ardhmen, duke përfshirë: infrastrukturën, turizmin, ujësjellësin, arsimin.
/m.z/r.e/























