TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ – Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar në çdo lagje të kryeqytetit.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thotë se në çdo ditë të javës vijon puna për mirëmbajtjen e qytetit. “Riparojmë ne kohë rekord modulet e dëmtuara te Parku i Madh, sepse fundjava është para dhe fëmijët nuk presin”, – thotë Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.
Punonjësit e APR-së tregojnë kujdes të veçantë për mirëmbajtjen e këndeve rekreative për fëmijët. /j.p/



























