Ballina Aktualitet

Prokurorja e Beratit, Eloida Goxhi në “sitën” e Vetingut

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Drejtuesja e prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi ka dalë këtë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në seancën dëgjimore, ku pritet të gjykohet në tri shtyllat e vlerësimit të Vetingut: për ligjshmërinë e pasurisë saj, si dhe verifikimin etik e profesional.

Prokurorja Goxhi ka dalë përballë trupës gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu.

Mbi bazën e analizës së vlerësimit prokurorja Goxhi do të provojë ligjshmërinë e pasurisë saj, si dhe do i nënshtrohet verifikimit etik e profesional të saj.

Eloida Goxhi, në vitin 2010 ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka nisur fillimisht detyrën e saj në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa në vitin 2010 ajo është emëruar në Prokurorinë e Beratit, ku aktualisht mban akoma pozicionin si drejtuese e Prokurorisë në këtë qytet.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama-studentëve: Dialogu, burim energjie për të ndryshuar Universitetin
Artikulli tjetërKomisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Presidentit: Kërkesat e studentëve plotësohen pa ndryshuar buxhetin 2019