Ballina Bota

HAPËSIRË – Ciklone dhe stuhi në Jupiter?

ANKARA, 23 dhjetor /ATSH-AA/ – Janë publikuar fotografitë të reja të Jupiterit, që i ka regjistruar anija kozmike e NASA-s, ”Junona”, ku jepet një pasqyrë krejtësisht e re e cikloneve dhe stuhive në këtë planet.

Udhëheqësja e projektit ”JunoCam”, Candice Hansen nga Instituti i Shkencave në Arizona, në takimin e Unionit Gjeofizik Amerikan, prezantoi fotografitë e papërpunuara.

“Ne e dinim se vëzhgojmë një zonë që nuk ishte parë më parë në Jupiter. Ishte e papritur të shihje uraganet gjigante dhe ciklonet”, shpjegoi Hansen.

Pritet që ”Junona”, që përfundoi turin e saj në orbitën e Jupiterit për 53 ditë, të japë rezultate dhe zgjidhje mbi atë se si është formuar planeti më i madh në sistemin tonë diellor./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDivjakë/ Kokoneshi: Investime për rehabilitimin e sistemit vaditës dhe kullues
Artikulli tjetërFestat e fundvitit, bashkia e Tiranës vazhdon krasitjen dhe dekorimin e pemëve