Ballina Lajme nga Vendi

Stina e dimrit, ideale për trajtimin dhe shkëlqimin e fytyrës

Stina e dimrit, ideale për trajtimin dhe shkëlqimin e fytyrës

Stina e dimrit, ideale për trajtimin dhe shkëlqimin e fytyrës.http://ata.gov.al/2018/12/15/stina-e-dimrit-ideale-per-trajtimin-dhe-shkelqimin-e-fytyres/Lëkura ndryshe nga pjesët e tjera të organizmit, është më e ndjeshme ndaj të ftohtit, pasi ka kontaktin e para me temperaturat e ulëta. Tharja e lëkurës, skuqja dhe acarimi janë problemet e dukshme që ne shohim në lëkurë.Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Etleva Jorgaqi mjeke dermatologe në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” dha disa këshilla sesi të kujdesemi dhe të kemi një fytyrë me shkëlqim gjatë stinës së dimrit.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Saturday, 15 Dhjetor 2018

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH-A.ALLA / – Në stinën e dimrit kur temperaturat janë më të ulëta, kujdesi ndaj lëkurës është më i lartë. Lëkura ndryshe nga pjesët e tjera të organizmit, është më e ndjeshme ndaj të ftohtit, pasi ka kontaktin e para me temperaturat e ulëta. Tharja e lëkurës, skuqja dhe acarimi janë problemet e dukshme që ne shohim në lëkurë.

Duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të kujdesemi dhe të marrim masat e duhura për të përballuar me sukses këtë stinë. E nëse trupit dhe duarve i bëjmë kujdesin e duhur, pasi i mbulojmë duke veshur rroba dhe doreza, fytyra mbetet disi më problematike.

Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Etleva Jorgaqi mjeke dermatologe në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” dha disa këshilla sesi të kujdesemi dhe të kemi një fytyrë me shkëlqim gjatë stinës së dimrit.

“Në periudhën e dimrit lëkura thahet, jo vetëm ajo e fytyrës, por dhe e trupit, për arsye të ndryshimit të lagështirës dhe veshjeve mbi trup. Gjatë stinës së ftohtë pacientët trajtohen me kremra hidratues për të shmangur dhe luftuar tharjet e lëkurës”, – u shpreh Jorgaqi.

Ajo shtoi se, “lëkura duhet mbajtur me kremra zbutës duke i përdorur ato në një sasi të konsiderueshme për të mbajtur një standard mesatar të nivelit të hidratimit të lëkurës. Kremrat për fytyrën, meqënëse fytyra është më në kontakt me ndryshimet e kohës, mund të përdoren çdo ditë gjatë paradites dhe pasdites, ku duhet patjetër të kenë filtra mbrojtës nga dielli”.

“Stina e dimrit është periudha më e mirë për të përdorur maska, si piling për ta pastruar lëkurën dhe për të korrigjuar defektet e saj. Maskat fillojnë që nga piling, deri tek dermapain dhe mezoterapi jo vetëm për ta strukturuar lëkurën, por edhe për t’i dhënë simetrinë e duhur dhe shkëlqim që në këtë periudhë para festave është e domosdoshme”, – përfundoi mjekja dermatologe, Etleva Jorgaqi./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Me votimin e rezolutës, Kuvendi merr rol parësor në dialog
Artikulli tjetërKIEV – Ukraina krijon një kishë të pavarur nga Moska