Ballina Bota

INFORMATIKË – Gjigantët e inteligjencës artificiale mund të vetërregullohen

SAN FRANCISKO, 13 dhjetor /ATSH-AFP/ – Pronari i “Google”, një prej sipërmarrjeve më të përparuara në aspektin e inteligjencës artificiale (IA), vlerësoi se është legjitime të shqetësohesh mbi aplikimet e saj, por gjykoi se sipërmarrjet janë në gjendje të vetërregullohen.

Në një intervistë të publikuar dje nga “Washington Post”, gazetë në pronësi të Jeff Bezos, themeluesi i një tjetër kompanie gjigante në fushën e IA-së, “Amazon”, Sundar Pichai vlerësoi se “sipërmarrjet në këtë fushë, që premton një revolucion të krahasueshëm me revolucionin industrial,  duhet t’i japin prioritet rregullave etike duke dhënë informacione mbi përdorimin e këtyre mjeteve informatike jashtëzakonisht të fuqishme”.

“Të rregullosh një teknologji që është duke u krijuar është e vështirë, por mendoj se sipërmarrjet duhet të vetë rregullohen”, deklaroi Pichai.

Ky argument nuk i përshtatet shumë teknologjisë por është ngritur prej shumë kohësh nga sektori privat për të evituar çdo ndërhyrje të pushtetit publik duke argumentuar se ekziston rreziku që inovacioni të mbytet që në vezë.

Në SHBA, “Google”, “Amazon”, “Microsoft”, “Apple”, “Facebook” madje edhe IBM janë duke garuar në këtë fushë ende shumë e re dhe që aplikimet e të cilës për momentin sapo janë prekur.

Sot ka një debat të fuqishëm mes atyre që tek ajo shohin një kërcënim ekzistencial dhe atyre që në të kundërt vlerësojnë se IA-ja është një mundësi. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOpozita të votojë paketën e reformës zgjedhore
Artikulli tjetërFëmijët me nevoja të veçanta, terapi zhvillimi me muzikoterapi