OHËR, 12 prill /ATSH-ANA/ – Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, së bashku me delegacionin që e shoqëron, do të diskutojë sot për çështjen e emrit të Maqedonisë me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov.
Bisedimet filluan në orën 09:00 dhe do të përfundojnë pas tri orësh.
Më pas do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi./ a.jor.






















