ROMË, 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Këtë mëngjes, komisioni i analizave strategjike do të mblidhet urgjentisht, ndërkohë që ekziston një situatë e vëmendjes maksimale nga veriu në jug për të gjithë terroristët e radikalizuar dhe ekstremistët, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm italiane, Matteo Salvini duke komentuar ngjarjet në Strasburg.
‘’Ne duhet të identifikojmë, të kërkojmë, të bllokojmë me çdo mjet kontrollin se kush hyn dhe kush largohet nga ky vend. Kjo nuk është një e drejtë, por një detyrë për mbrojtjen e territorit dhe të kufijve “, shtoi Salvini.
“Arrestim të menjëhershëm kujtdo që kërcënon në internet”, shtoi ministri i Brendshëm, Matteo Salvini duke folur për situatën pas sulmit në Strasburg.
“Policia jonë është në pararojë dhe po përpiqet të identifikojë njerëzit që festojnë vdekjen e dikujt tjetër”, shtoi ai./ /os/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.