TIRANË,10 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama deklaron se jo vetëm do ulim tarifat e shkollimit, por dhe ato të konvikteve.
Në përgjigje të kërkesave të studentëve, Kryeministri Rama tha se duhet dialoguar për uljen e këtyre tarifave.
“Sidoqoftë ne po mendojmë të ulim jo vetëm tarifat e shkollës, por dhe të konvikteve. Në ato kushte mizerje nuk është e udhës të paguhet ajo tarifë. Mundet të thuhet qartë që në çdo konvikt ku s’ka qenë e mundur të rindërtohet dhe nuk ka kushte, po, do japim ndihmë”, tha Rama.
Duke vënë theksin te dialogu, Rama thekson se këto gjëra zgjidhen me dialog jo duke pyetur Lulin dhe Monikën. /a.g/




















