Ballina Ekonomi

Ulen tarifat e thirrjeve telefonike ndërmjet operatorëve

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/-  Tarifat e thirrjeve telefonike mes operatorëve pritet që të pësojnë një ulje që shkon deri në 15%.

Vendimi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që synon të barazojë tarifat për thirrjet midis kompanive të cilat konsiderohen të larta, tashmë ka hyrë në fuqi dhe pritet të japë efektet në fund të muajit dhjetor.

Tashmë tarifat e telefonisë celulare në Shqipëri, synojnë të jenë të përafruara me vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimit Europian. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDialog për uljen e tarifave të shkollimit dhe të konvikteve
Artikulli tjetërRama: Dialog për vetingun e pedagogëve dhe pastrimin e doktoraturave