TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/- Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko zhvilloi sot një takim me prof. dr. Jose Manuel Azcona, ku vëmendja u përqendrua te çështja e Diasporës.
Azcona është një nga ekspertët më të mirë spanjoll në këtë fushë. Aktualisht zëvendësrektor dhe profesor titullar në universitetin “Rey Juan Carlos” në Madrid, ai është edhe autor i shumë botimeve mbi çështjet e emigracionit si: “Parajsa të mundshme, historia e emigrimit bask në Argjentinë dhe Uruguaj në shekullin e 19”, “Historia e përgjithshme e emigrimit spanjoll në Ibero-Amerikë”, etj.
Ministri Majko dhe prof. dr. Azcona biseduan për shkëmbimin e eksperiencave dhe mundësinë e një bashkëpunimi për studime mbi Diasporën shqiptare.
Interesi për anagazhimin akademik dhe studimet në fushën e Diasporës shqiptare vjen për shkak të marrëdhënies së veçantë që ai ka krijuar me Shqipërinë e cila rrjedh nga lidhja martesore. /e.xh/r.e/











