Ballina Kulturë

FOTO/ Biblioteka e Tepelenës mirëpriti miqtë e vegjël të librit

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ – Pas ndalesës së Lëvizjes Kombëtare të Leximit në Tepelenë, lexuesit e vegjël “mësyjnë” bibliotekën për të lexuar librat e rinj.

Anëtarët e rinj të bibliotekës, tashmë janë miq për gjithë jetën me librat, pasi një lexues që në fëmijëri është një lexues besnik në të ardhmen.

Ministria e Kulturës dhuroi 200 libra për fëmijë të moshës 0-14 vjeç, në bibliotekën e qytetit të Tepelenës dhe në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi”.

Bibliotekat publike dhe ato të shkollave marrin një rëndësi të madhe veçanërisht në qytetet periferike, ku edhe mundësitë financiare të prindërve për të blerë libra janë më të zbehta.

Ministria e Kulturës synon që përtej sensibilizimit për rëndësinë e leximit e të kulturimit, sidomos tek fëmijët, të ndërhyjë dhe rregullojë në nivel ligjor e institucional politikat e Librit dhe kushtet për përhapjen e Librit si vlerë.

Në këtë kornizë është hedhur në diskutim publik Ligji i ri për Librin, i cili parashikon ngritjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit; lehtësime fiskale për librin në formë tradicionale dhe elektronike dhe mekanizma lehtësues për bibliotekat në të gjithë vendin. /a.a/ /a.g/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri – Itali, bashkëpunime të reja për restaurimin e monumenteve të kulturës
Artikulli tjetërLleshaj: Të përshpejtohet puna për përcaktimin e saktë të adresave