Një reportazh i medias italiane, konkretisht emisioni “Estovest”, në RAI, sjell tregimet e tre sipërmarrësve italianë që vendosën të largohen nga vendi i tyre për të investuar në Shqipëri në sektorin e bujqësisë, tekstilit dhe modës.
Ashtu si vëllezërit Brizzi, të cilët në Kavajë – 23 km në jug të Durrësit, janë pronarë të një fabrike tekstili që prodhon veshje të modës së lartë, një biznes familjar, i krijuar 30 vite më parë nga babai i tyre në Minervino, në krahinën e Barletta-Andria-Trani,(BAT).
Gjërat nuk kanë qenë gjithmonë të lehta për ta në Itali.
Fabrika, në fakt, gjatë viteve ka qenë viktimë e plaçkitjeve dhe grabitjeve, gjë që kishte bërë që Michele të mbyllte dyert e saj.
Kompania, megjithatë, fillon përsëri. Ai u largua nga Italia dhe përuroi një fabrikë në Shqipëri, por me luftën në ish-Jugosllavi, ai përsëri u detyrua t’a mbyllte, duke shkuar për 20 vjet në Rumani.
“Tre vjet më parë, ne vendosëm të provojmë përsëri, si në Minervino ashtu edhe në Shqipëri. Vështirësitë e vazhdimit të biznesit në Itali bënë që fabrika të zhvendosej ekskluzivisht në Shqipëri”, shprehen vëllezërve Brizzi, sipas të cilëve ndryshe nga Italia, shteti shqiptar i ndihmon sipërmarrësit.
Më tej në veri të Kavajës, pikërisht në Shijak, është fabrika e Andrea Castaldo, 33 vjeç, i lindur në Napoli, i cili për një vit e gjysmë ka transferuar një pjesë të biznesit familjar, që prodhon litarë me poliester në Shqipëri.
Kërkesa në Itali ka rënë shumë, thotë Andrea – ndërsa me të njëjtin ritëm po rritet në Ballkan; prandaj sipërmarrësi napolitan ka preferuar të transferojë kompaninë e tij në Ballkan, kryesisht për të shmangur dhe shpenzimet e panevojshme. Por edhe për çështje logjistike dhe për të qenë në këtë mënyrë më pranë vendeve blerëse si Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria.
Andrea, siç thotë vetë ai, kurrë nuk do të kishte menduar të shkonte në Shqipëri për të punuar, por në moshën 33 vjeçare, është një aventurë që mund të mbështetet.
Në pjesën jugore të Shqipërisë, në Gjirokastër është fusha e Paulonias e Cristian Armati, 33 vjeç nga Bergamo.
Paulonia është një pemë që prodhon drurin dhe përdoret për industrinë e mobilieve, degë e kompanisë së babait, që Cristian dëshironte të sillte në Shqipëri, i tërhequr nga tregjet në zgjerim të Europës Lindore.
Në Itali, thonë sipërmarrësit e kompanisë, do të ishte shumë më e vështirë; në Shqipëri ata gjetën shumë hektarë të pa kultivuar, duke marrë një koncesion prej 100 hektarësh për 90 vjet ata filluan të sillnin pemën e tyre, e cila tashmë shpërndahet si në Itali dhe në Shqipëri./k.s//e.caushi/




















