Ballina Ekonomi

Kredia me probleme shënoi nivelin 13,02%

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/- Niveli i kredisë me probleme në muajin tetor 2018 shënoi nivelin 13,02% të totalit të huasë në vend, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Në raport me muajin janar 2018, kur huatë me probleme ishin 13,45% e totalit, stoku i kësaj kredie është reduktuar me 18 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, krahasuar me muajin e mëparshëm, ky tregues është rritur lehtë, kundrejt nivelit stabël në 12,89% që shënoi në muajt gusht dhe shtator 2018.

Për muajin tetor, në vlerë absolute, huaja e pakthyer në afat në banka ishte 69 miliardë lekë, ndërsa në janar, shuma e pakthyer në afat ishte 74 miliardë lekë.

Rënia e huave me probleme në raport me fillimin e vitit ka ardhur si nga ristrukturimet e kredive, ashtu dhe nga fshirja e atyre që kanë më shumë se 10 vjet që nuk kthehen. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOMALI – Pas 27 vitesh SHBA hap mision diplomatik
Artikulli tjetërParametrat e sigurisë, 671 të ndaluar gjatë muajit nëntor