KATOVICË (Poloni) – Zhvillohet konferenca e 24-ët vjetore e OKB-së mbi ndryshimet klimatike (COP24).
SEVILJE – Zgjedhje rajonale në Andaluzi, testi i parë që prej ardhjes në pushtet për kryeministrin socialist, Pedro Sanchez.
UASHINGTON – Takim mes sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe homologut të tij meksikan, Marcelo Ebrard.
OLIVOS (Argjentinë) – Vizitë shtetërore e presidentit kinez, Xi Jinping në Argjentinë.
MONTEVIDEO (Uruguai) – Kryeministri japonez, Shinzo Abe për vizitë zyrtare në Uruguai.
TBILIS – Manifestim i partive opozitare, kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, duke kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme./G.S/






















