Ballina Kosova

Konferencë mbi Ndotjen e Ajrit dhe Planifikimin Urban

PRISHTINE, 29 nëntor /ATSH/ -Ambasada Franceze në Kosovë dhe Balkan Green Foundation (BGF) sot organizojnë Konferencën mbi Ndotjen e Ajrit dhe Planifikimin Urban.

Kjo konferencë e nivelit të lartë do të ofrojë mundësinë e diskutimit mbi sfidat politike lidhur me cilësinë e ajrit në Prishtinë dhe lidhjet e saj me planifikimin urban, ku ekspertët francezë do të shkëmbejnë me homologët kosovarë kërkesat dhe politikat e BE-së në fushën e cilësisë së ajrit dhe praktikat më të mira lidhur me Planifikim Urban. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA-së: Gëzuar Festat e Nëntorit
Artikulli tjetërShqipëria feston sot Ditën e Çlirimit