TIRANE, 10 Prill /ATSH/- Punësimi në Shqipëri u rrit me 3.3% gjatë vitit 2017.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, raportoi sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës, se rritja e punësimit në sektorin e shërbimeve dha ndikimin në një masë të madhe, në rritjen e punësimit të përgjithshëm në shkallë vendi, i ndjekur nga sektori i ndërtimit dhe tregtisë.
Sipas tij rritja ekonomike në vend krijoi rreth 79 mijë vende të reja pune në sektorin privat jobujqësor, norma e papunësisë dhe deficiti i llogarisë korrente u reduktuan; ndërsa, inflacioni erdhi në rritje.
“Paralelisht me rritjen e punësimit shkalla e papunësisë u ul nga 14,2% në fund të vitit 2016 në 13.4 % në fund të viti 2017”, tha Sejko.
Sipas tij, defiçiti llogarisë korente zbriti në një mesatare 6.9% të PPB në vitin 2017, nga niveli 7.6% që ishte një vit më parë. Përmirësimi i këtij treguesi reflektoi rritjen e aktivitetit turistik dhe aktiviteteve të tjera të biznesit.
Guvernatori tha se, edhe treguesit fiskal gjatë vitit 2017 shënuan konsolidim, duke refletuar një nivel të ulët të defeçitit buxhetor dhe ruajtje të kontrollit të borxhit publik.
“Në akspektin financiar, sistemi bankar shënoi konsolidim të tij dhe likujditet duke iu përgjigjur kërkesës për financim të ekonomisë së vendit. Ndërsa situata financiare e biznesit ka ardhur duke u përmirësuar dhe duke paraqitur nivele të larta të likujditetit të tyre dhe rënie të nivelit të kredisë me probleme”, nënvizoi Sejko.
Guvernatori raporti se, një tjetër tregues pozitiv gjatë vitit 2017 shënoi edhe inflacioni, i cili u rrit në 2% nga 1.3% që ishte një vit më parë.
“Kahu i rritjes së tij pasqyron rritjen e aktivitetit ekonomik të vendit”, tha Sejko.e.xh/ /a.g











