Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/4/2018

 

BOAO (Kinë) – Forumi i BOAO për Azinë ose ndryshe Davosi kinez.

PEKIN (Kinë) – Vizitë në Kinë e presidentit filipinas, Rodrigo Duterte​

PARIS (Francë) – Presidenti Emmanuel Macron takohet me princin saudit al Salmane.

VARSHAVË (Poloni) – Tetëvjetori i katastrofës ajrore të Smolenskut, ku humbi jetën presidenti polak, Lech Kaczynski.​

MOSKË – Ministri i Jashtëm koreano-verior, Ri Yong Ho në vizitë zyrtare.

VJENË – Kongresi i Bashkimit Europian të Gjeoshkencës.

BERLIN – Konferencë shtypi e kancelares gjermane, Angela Merkel me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

PRAGË – Presidenti Milos Zeman takohet me kryeministrin Andrej Babis për krijimin e qeverisë.

UASHINGTON – Presidenti Trump premton vendim të shpejtë për sulmet e mundshme kimike.

UASHINGTON – Mark Zuckerberg shpjegohet para Kongresit për skandalin e të dhënave personale.

RIAD (Arabi Saudite) – Java e parë e Modës në Riad.

BUENOS AIRES (Argjentinë) – Shefi i qeverisë spanjolle në vizitë zyrtare./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë 10 Prill 2018
Artikulli tjetërSHKUP – Zaev: Hyrja në NATO e pamundur pa zgjidhjen e çështjes së emrit