Ballina Ekonomi

Këmbimi valutor/ Leku i qëndrueshëm

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor, këtë fillim jave Leku ka ruajtur qëndrueshmëri në kundrejt valutave kryesore euro dhe dollarë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro dhe dollari janë këmbyer me lekun të hënën, në pozita luhatje thuajse të papërfillshme në vlerën 0,01 lekë.
Kështu një euro u këmbye sot me 124,49 lekë ose 0,01 lekë më shumë se në fund javë, ndërsa dollari amerikan ka humbur 0,01 lekë duke u këmbyer me 109,.48 lekë.
Aktorët e tregut shprehen se në fund vit, valutat forcojnë pozitat e tyre për shkak të rritjes së fluksit të konsumit dhe eksport-importeve, gjë e cila sipas tyre pritet të ndihet nga fillimi i muaji dhjetor, muaj i cili përkon edhe me afrimin e festave të fund vitit.
Gjithësesi shprehen ata, kursi ka hyrë në stabilitet dhe paraqitet i qëndrueshëm, ndryshe nga çndodhi në muajin maj qershor kur euro pësoj një rënie të thellë në këmbim me lekun.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 109.48 -0.01
Euro EUR 124.49 +0.01
Poundi Britanik GBP 140.64 +0.03
Franga Zvicerane CHF 109.83 -0.07
Jeni Japonez (100) JPY 96.71 -0.33
Dollari Australian AUD 79.55 +0.43
Dollari Kanadez CAD 82.96 +0.23
Korona Suedeze SEK 12.10 +0.04
Korona Norvegjeze NOK 12.79 +0.02
Korona Daneze DKK 16.68 +0.01
SDR SDR 151.69 -0.02
Ari(OZ 1) XAU 134292.55 +470.59
Argjend(OZ 1) XAG 1574.32 +16.28
Juani Kinez (onshore) CNY 15.78 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.79 +0.02
Lira Turke TRY 20.88 +0.17

 

e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Gjenovës: Derbi argjentinas të luhet në Itali
Artikulli tjetërFregata turke “TCG Orucreis” F-245, viziton Durrësin