Ballina Lajme nga Vendi

Rrëshqitja e gurëve, punohet për hapjen e rrugës Levan-Tepelenë

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi publikun se aksi Levan-Tepelenë, nuk është i kalueshëm në një segment të tij, për shkak të rrëshqitjes së gurëve në rrugë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanitë kontraktore po vazhdojnë ndërhyrjen në terren për eliminimin e rrëshqitjes, në afërsi të Poçemit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se po punohet me intensitet të lartë për përfundimin e bypass-it në një kohë sa më të shkurtër, në mënyrë që të mundësojë rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve.

Zona vijohet të mbahet nën monitorim për të shmangur rrezikshmërinë, duke qenë se vatra e rrëshqitjes është ende aktive.

Aktualisht kalimi i mjeteve kryhet përmes rrugës së vjetër të Ballshit, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se do t’i informojë qytetarët në momentin që do të jetë i aksesueshëm bypass-i për ta rikthyer lëvizjen në rrugën Levan-Tepelenë. /o.l/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakE papranueshme që Serbia të hyjë në Kosovë me dokumente Kosovo Metohije
Artikulli tjetër“Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë”, në mbrojtje të interesave të sipërmarrësve