Ballina Lifestyle

“Mbreti Luan” rikthehet në pranverën e 2019-ës

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ – “Mbreti Luan” pritet të dalë në version të dixhitalizuar në pranverën e 2019-ës. Versioni i ri i Mbretit Luan, i publikuar për herë të parë në vitin 1994 është një ripunim me teknologjinë e fundit të grafikës dhe animacionit.

I drejtuar nga Jon Favreau, filmi është realizuar me teknika kinematografike të fjalës së fundit, për t’u dhënë një dimension të ri jete personazheve të famshëm të filmit. Klasiku i Disneyt është një ndër sukseset më të mëdha në historinë e filmave vizatimorë, me një fitim prej 968.8 milionë dollarësh.

Kur u shfaq për herë të parë në sallat e kinemasë, “Lion King” fitoi një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale, e cila titullohej “Can you feel the love tonight”, kompozuar nga Elton John dhe Tim Rice; dhe një për kolonën zanore më të mirë, të kompozuar nga Hans Zimmer.

Gjithashtu vlen të përmenden edhe dy Grammy Awards të fituar. Albumi i kolonës zanore ka shitur më shumë se 14 milionë kopje. Në vitin 1997 versioni teatral i “Mbretit Luan” u shfaq në Broadway duke fituar 6 çmime “Toni Awards”.

Mbreti Luan është vënë në skenë në të gjithë botën dhe është përkthyer në 8 gjuhë të huaja. Nga realizimi i fundit filmik priten ende shumë surpriza. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Edhe dhurimi i qenve pjesë e… diplomacisë mes dy Koreve!
Artikulli tjetërVitin e ardhshëm nis rikonstruksioni i 170 shkollave