Ballina Lajme nga Vendi

Vitin e ardhshëm nis rikonstruksioni i 170 shkollave

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të financojë për një periudhë 3-vjeçare rikonstruksionin e 170 shkollave, duke nisur nga viti i ardhshëm.

Referuar buxhetit të vitit të ardhshëm parashikohen rikonstruksione të shumë objekteve arsimore qofshin këto të mesme apo 9-vjeçare.

Më konkretisht, për periudhën 2019-2021, parashikohen projekte për ndërtime të reja, rikonstruksion apo shtesa në objektet aktuale për më shumë se 170 objekte arsimore të tjera, ose rreth 1500-1700 klasa, laboratorë mësimorë në arsimin parauniversitar, nga të cilat do të përfitojnë 50000-55000 nxënës dhe 3000-3500 mësues dhe edukatorë.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Mbreti Luan” rikthehet në pranverën e 2019-ës
Artikulli tjetërRinia, promotore e proceseve demokratike në Shqipëri e Kosovë