Ballina Lajme nga Vendi

Kujdesi për lëkurën në stinën e pranverës

TIRANE, 9 Prill /ATSH/ -Pranvera tashmë ka ardhur dhe bashkë me të edhe rrezet e forta të diellit, të cilat janë mjaft të dëmshme për lëkurën. Me ardhjen e pranverës, lëkura ka nevojë për përkujdesje të veçantë.

Në këtë periudhë këshillohet një pastrimi i thellë i fytyrës pasi është një nga proceset e para që duhet të bëjmë pasi i kthejmë lëkurës shkëlqimin e duhur. Konsumimi i ujit ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe më e rëndësishme në këtë stinë është përdorimi i kremit me filtër mbrojtës.

Dermatologët thonë se koha e aplikimit të kremrave, mënyra apo sasia e aplikimit të tyre, janë mjaft të rëndësishme.

Kremi duhet të aplikohet në lëkurë të paktën 20 minuta përpara se të ekspozohemi në diell. Sasia e këshillueshme e kremit është 5 ml, që duhet të aplikohet në fytyrë dhe në qafë. Përdorimi i kremit mbrojtës ndikon pozitivisht edhe nga ana shëndetësore duke ulur riskun për kancer të lëkurës  dhe shmangien e problemeve me nishanet. Po ashtu kremi mbrojtës nuk lejon daljen apo shtimin e njollave kafe  si dhe parandalon plakjen e parakohshme. /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: TVSH për biznesin e vogël do të rrisë papunësinë
Artikulli tjetërDëshmia e Rajmondës, falë check up falas parandaloi avancimin e sëmundjes