Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 20.11.2018

LONDËR (Britani e Madhe) – Këshilli i Ministrave në Downing Street në një javë vendimtare për çështjen e Brexit si dhe për kryeministren, Theresa May.

HAGË (Holandë) – Konferencë e OIAC me fuqitë e mëdha, në fokus të diskutimeve mënyra e vënies në zbatim të formave të reja të organizimit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Dita e dytë e vizitës së presidentit Emmanuel Macron në Belgjikë me vizitën e një qendre artistike.

BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret në Berlin homologun danez.

SARAJEVË (Bosnje-Herzegovinë) –  Ceremonia e betimit e presidencës trepalëshe të Bosnjes dalë nga zgjedhjet e 7 tetorit.

PARIS (Francë) – Shitje në ankand e një ictiosauri, specie fosile e një dinosauri ujor që daton 180 milionë vite më parë në Drouot.

ANKARA (Turqi) – Takim BE-Turqi në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë midis dy palëve.

DONECK (Ukrainë) – Marrja zyrtarisht e detyrës së kreut të republikës së vetëshpallur nga separatistët prorusë në Lindje të Ukrainës në Doneck, Denis Pouchiline.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Mbrojtjes së BE-së për të bërë një bilanc mbi operacionin Sophia në luftën kundër trafikut të migrantëve në Mesdhe.

MANILA (Filipine) – Vizitë në Filipine e presidentit kinez, Xi Jinping i cili do të takohet me presidentin Rodrigo Duterte./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 20 nëntor 2018
Artikulli tjetërKosova sot mot kryesisht të vranët dhe me shi