Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19.11.2018

HAGË (Holandë) – Konferencë e OIAC me fuqitë e mëdha, në fokus të diskutimeve mënyra e zbatimit të metodave të reja të organizimit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave për Çështjet Europiane për të përgatitur samitin e jashtëzakonshëm më 25 nëntor.

STAMBOLL (Turqi) – Vladimir Putin në Turqi për përurimin e një segmenti të gazsjellësit ”Turkstream”.

BRUKSEL (Belgjikë) – Vizitë shtetërore e presidentit Emmanuel Macron në Belgjikë.

VJENË (Austri) – Sebastian Kurz takim me homologët e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.

BRUNSWICK (Gjermani) – Seanca e re dëgjimore në procesin e investitorëve kundër prodhuesve të Porsche/Volkswagen.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Financave të eurozonës.

NJU JORK (SHBA) – Ankand i dorëshkrimit të citimeve të shkruara për Elton John “Your Song” nga Bernie Taupin.

LOS ANXHELES (SHBA) – Reperi Snoop Dogg përuron yllin e tij në Hollywood Boulevard./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRisitë që solli për lexuesit Panairi i Librit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 19 nëntor 2018